Nora Gjakova e rrëzon përtokë bullgaren dhe prek gjysmëfinalen

Nora Gjakova e rrëzon përtokë bullgaren dhe prek gjysmëfinalen

Nora Gjakova ka siguruar një vend në mesin e katër më të mirave në Grand Prix Budapest.

Në fazën çerekfinale, kosovarja kishte përballë xhudisten nga Bullgaria, Ivelina Ilieva.

Këtë ndeshje Gjakova arriti ta fitonte, duke triumfuar me IPPON.

Në dy duelet e para, Gjakova mposhti xhudisten ruse Dzhigaros dhe atë nga Bregu i Fildishtë, Dabonne.

Gjakova në këtë turne garon në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe deri më tani ka pasur paraqitje fantastike.