Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e paraburgimit për norvegjezin K.S., i cili dyshohet se u prezantua me pasaportë të vëllait të tij " />

Norvegjezi u prezantua me pasaportë të vëllait binjak, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj tij

Norvegjezi u prezantua me pasaportë të vëllait binjak, Prokuroria e Pejës kërkon paraburgim ndaj tij

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e paraburgimit për norvegjezin K.S., i cili dyshohet se u prezantua me pasaportë të vëllait të tij binjak.

“Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill 2019, në Stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si  të dyshuar  për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke  paraqitur  pasaportën e  vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S”, njofton Prokuroria e Pejës.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.​ /Insadjeri.com