
Është thyer rekordi 10-vjeçar i Micheal Phelps në 200 metra stil flutur në botërorin e notit që po zhvillohet në Gwangju të Koresë së Jugut.
Rekordin e legjendës amerikane e theu 19-vjeçari hungarez, Kristof Milak, që dhuroi spektakël në ditën e katërt të turneut.
Një dekadë më parë, pra në vitin 2009, Micheal Phelps kishte regjistruar kohën 1 minutë, 51 sekonda e 51 të qindat.
Ndërsa në Gwangju, fenomeni “Milak” distancën prej 200 metrash e përshkoi për 78 të qindat me shpejt (1’50″73).