“Njerëzit nuk besojnë në ekzistencën e burrave dhe grave biseksuale”

“Njerëzit nuk besojnë në ekzistencën e burrave dhe grave biseksuale”

Notari i dikurshëm Harry Needs do t’u tregoj njerëzve që të qenit homoseksual nuk është një mënyrë për të u transformuar në homoseksual apo sepse je ‘lakmitar’.

Harry kishte qenë dikur i martuar me kampionen Olimpike Rebecca Adlington. Ata u ndanë në vitin 2016, por mbetën miq dhe vazhduan të kujdesen së bashku për vajzën e tyre Summer.

Harry flet për vetëdijën e tij lidhur me tërheqjen që kishte për të dy sekset.

“Njerëzit pothuajse nuk e besojnë që burrat dhe gratë biseksuale egzistojnë. Mua më pëlqejnë të dyja gjinitë,” tregon ai.

“Unë isha shumë i kënaqur gjatë martesës me Rebecca. Ishte e mrekullueshme. Por unë gjithmonë e dija se më pëlqenin burrat dhe gratë, por ndihesha sikur në shoqërinë që jetojmë, duhet të jesh i përcaktuar, ose të jesh homoseksuale apo heteroseksual. Nuk kishte shumë modele të njerëzve që janë biseksualë.”

Marrëdhia e tij e parë me një person të gjinisë së njejtë ishte pas divorcit me Rebecca.

“Fillova të dal me burra dhe gra dhe vëtëm kështu fillova marrënien time të parë me një burrë. Kjo ndodhi vitin e kaluar. Në këtë kohë dola hapur edhe para miqve dhe familjes. Reagimi i tyre ishte shumë i qetë. U ndjeva mirë për këtë. Për mua, dashuria është dashuri. Ne duhet të jemi me këdo që na bën të lumtur.”/Insajderi.com