Notat e lojtarëve: Cagliari 1-3 Inter [Foto]

Notat e lojtarëve: Cagliari 1-3 Inter [Foto]

Interi ka fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit italian, Serie A.

Nerazzurrët kanë marr një fitore shumë të rëndësishme në Sant’Elia, fitore kjo që i ka bërë lider të ri të kampionatit, duke lënë mbrapa Napolin.

Golat në këtë takim u shënuan nga Leonardo Pavoletti (71’) për vendasit, ndërsa për Interi shënuan Mauro Icardi (29’, 84’) dhe Marcelo Brozovic (55’).

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht kapiteni i Interit, Icardi, i cili u vlerësua me notë të lartë 9.0.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për ish-futbollistin e Interit, Marco Andreolli, që u notua me 5.6.