Arkitektët që po punojnë në restaurimin e Notre-Dame po nxitojnë që të mbulojnë katedralen para se shiu të shkaktojë dëme të tjera.

Notre-Dame rrezikohet edhe nga shiu

Notre-Dame rrezikohet edhe nga shiu

Arkitektët që po punojnë në restaurimin e Notre-Dame po nxitojnë që të mbulojnë katedralen para se shiu të shkaktojë dëme të tjera.

Meteorologët kanë paralajmëruar reshje shiu e madje edhe stuhi gjatë këtyre ditëve.

Një pjesë e katedrales vetëm është e zhytur në ujë pas ndërhyrjes së zjarrfikësve për të shuar zjarrin.

Arkitektët kanë frikë se reshjet e mëdha mund të rezultojnë në dëme të pariparueshme.

Fillimisht grupi i arkitektëve ka menduar të vendosë një lloj pëlhure kundër shiut dhe për këtë kanë ftuar alpinistët të ndihmojnë në vendosjen e saj.

Arkitektët po mendojnë për të ngritur një “ombrellë” të madhe për të mbrojtur të gjithë strukturën gjatë kohës sa është në rindërtim.

Megjithatë, kjo “ombrellë” nuk është ende gati dhe retë kanë mbuluar Parisin.