Novosti: Osmani e Vuçiq konfrontohen mes vete në samitin e Brdo-Brijunit

Novosti: Osmani e Vuçiq konfrontohen mes vete në samitin e Brdo-Brijunit

Në Samitin “Brdo-Brijun”, në të cilin po marrin pjesë liderët e rajonit, ndër ta edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duket se ka pasur debate të ashpëra mes kësaj të fundit dhe homologut të saj serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Insajderi.

Media serbe, “Vecernje Novosti” raportoi sot, e hënë, se presidentja Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Sefik Dzaferoviq, kanë sulmuar ashpër presidentin serb.

Sipas po të njëjtit medium, diskutimi ka filluar pasi pjesëmarrësit në Samit kanë folur rreth ndryshimit të kujfijve në rajon, duke thënë se janë të pandryshueshëm, të cilat Vuçiq i ka kundërshtuar paraprakisht.

Osmani dhe Gjaveroviq thuhet se i reaguan ashpër Vuçiqit, duke thënë se Beogradi po i risjellë platformat e vjetra për ndryshimin e kufijve. Atyre, sipas “Novostit” u reagoi kreu i shtetit serb./Insajderi.com