Ndërmarrja Publike Banesore nga sot është përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave dhe këndeve sportive në Komunën e Prishtinës. I gjithë ky s" />

NPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

NPB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës

Ndërmarrja Publike Banesore nga sot është përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e këndeve të lojërave dhe këndeve sportive në Komunën e Prishtinës. I gjithë ky shërbim erdhi si rezultat i një marrëveshje bashkëpunimi në mes të NBP-së dhe Komunës së Prishtinës.

 Rekreacioni në natyrë njihet nga mësuesit e hershëm të fëmijërisë si një bazë kritike për mësimin e ardhshëm të fëmijëve tanë të vegjël. Më shumë sesa një vend për të luajtur, terrenet e lojërave gjithashtu mbështesin zhvillimin fizik, shoqëror, emocional dhe njohës të fëmijëve tanë të vegjël.

Andaj, fëmijët duhet të kenë më shumë hapësira rekreative në lagjet e tyre ndërkohë prindërit duhet të kenë ambiente të nevojshme për t’i rritur ata. Fëmijëve dhe të rinjve të Komunës së Prishtinës nga sot do t’u ofrohen hapësira të pastra dhe të sigurta loje.

 Lusim të gjithë qytetarët që të bashkëpunojmë me Ndërmarrjen Publike Banesore në mënyrë që këto hapësira të qëndrojnë gjithnjë të pastra dhe të reja. Ky është numri ynë kontaktues: 0800 11 672.