Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore priten sot në takim përfaqësues të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave ku u njoftua me afër me punën, aktivitetet dhe" />

NPB-re në përkrahje të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave

NPB-re në përkrahje të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave

Përfaqësues të Ndërmarrjes Publike Banesore priten sot në takim përfaqësues të Qendrës për Promovimin e Drejtave të Grave ku u njoftua me afër me punën, aktivitetet dhe misionin e QPDG-së.

QPDG – Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas është themeluar në vitin 2013 dhe ka gjithsej mbi 100 anëtare, viktima të luftës në Kosovë.

Kjo qendër kërkoj nga NPB-re ofrimin e një lokali, ku do të kenë mundësinë që aktivitetet e tyre të i kryejnë në hapësira më të mira. Kjo hapësirë do të shërbej për ekspozimin e punimeve artizanale, varëseve, stolive, e veshje kombëtare punë dore të anëtarëve të QPDG-së.

NPB-re shprehi gatishmërinë për të ndihmuar Qendrën për Promovimin e Drejtave të Grave duke i ofruar një lokal në shfrytëzim pa pagesë.

Ne përgëzojmë QPDG për punën që kjo qendër bënë në vazhdimësi në përmirësimin e nevojave dhe të drejtave të grave viktima të luftës si dhe të gjitha grupeve të cenuara.