
Trajneri i Dritës së Gjilanit, Ardian Nuhiu është shfaqur optimist para përballjes me Legia-n, në kuadër të rundit të tretë kualifikues për Ligën e Evropës, njofton Insajderi.
Në konferencën për shtyp që organizohet para ndeshjes, Nuhiu ka thënë “ne shpejt e harruam përjashtimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që përjashtimi nuk pati ndikim negativ tek ne”.
Tutje trajneri i Dritës, vazhdon “ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”, përfundon Nuhiu.
Sfida me Legia-n, do të luhet të enjten me fillim nga ora 20:30 në Poloni. /Insajderi.com