Nuhiu: Nuk jemi favorit – nuk jemi të përgatitur ashtu siç duhet

Nuhiu: Nuk jemi favorit – nuk jemi të përgatitur ashtu siç duhet

Drita e Gjilanit do t’i rikthehet të enjten garave evropiane me një përballje të “nxehtë” në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra që drejtohet nga Ardian Nuhiun do të përballet me Sileksin me fillim nga ora 20:00 në kuadër të rundit të dytë eliminator të Ligës së Evropës dhe ndeshja do të zhvillohet në arenën kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.

Një ditë para ndeshjes, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur optimistë, por ka treguar se çfarë e shqetëson atë.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Sileksi ka bërë ndeshje të mira viteve të fundit, gjithashtu është në përparësi pasi është në ritëm pasi ka filluar kampionati në Maqedoninë e Veriut për dallim nga ne që ende s’kemi startuar. Dhe nuk kemi pasur të drejtë të luajmë miqësore”, ka thënë Nuhiu, njofton Insajderi.

“Gjithsesi ne jemi gati për këtë ndeshje, do të bëjmë maksimumin. Futbollistët janë gati dhe besoj shumë në grupin e lojtarëve”, shtoi ai.

Ndeshja do të transmetohen nga RTK dhe fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Legian e Varshavës në Poloni./Insajderi.com.