Nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID

Nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi të enjten para gazetarëve se lirim të masave nuk do të ketë.

Kjo pasi “do ta keqësonte lakoren e pandemisë”, njofton Insajderi.

Ai shtoi se vaksinat anti-COVID do të vinë gjatë muajit shkurt.

Ndërsa për partitë politike aludoi në atë që janë tubime që organizojnë partitë politike të cilat duhet t’i thërrasin vetës.

“Nuk duhet të presim vetëm gjoba dhe ndëshkime, por duhet respektuar masat. Partitë politike organizojnë tubime e ato janë individuale, të gjithë duhet të thërrasin vetveten”, tha ai. /Insajderi.com