Nuk e zbuluan asnjëherë – David dhe Victoria Beckham kishin qenë të infektuar me Coronavirus

Ish-ylli anglez i futbollit David Beckham dhe gruaja e tij, stilistja Victoria Beckham, janë bashkuar në listën e personave të famshëm që janë infektuar me Coronavirus.

Sipas The Sun, çifti i famshëm me gjasë mori virusin gjatë qëndrimit të tyre në Los Angeles në mars, shkruan The Star, transmeton Insajderi.

Duke cituar burime pa emër, tabloidi britanik tha se Beckham, 45 vjeçar dhe Victoria, 46 vjeçare, fluturuan në Shtetet e Bashkuara në 1 mars për të bërë tifo për klubin e tij të futbollit Inter Miami, i cili po luante ndeshjen e tij të parë jashtë në Los Angeles Football Club.

Ata u bashkuan me kuzhinierin e famshëm Gordon Ramsay dhe anëtarët e tjerë të familjes Beckham, duke përfshirë të fejuarën e djalit të tyre Brooklyn, aktoren Nicola Peltz.

Miku i paemëruar u citua nga The Sun: “Ata morën pjesë në disa ngjarje me fluks njerëzish pasi David kishte detyra promovuese dhe po shtrëngonin duart dhe përqafonin tifozë dhe personalitete të ndryshme të klubit.”

Familja pastaj u kthye në Londër disa ditë më vonë për të marrë pjesë në festën e 21-vjetorit të Brooklyn, në të cilën morën pjesë njerëz të famshëm si Emma Bunton dhe reperi Stormzy. Familja u kthyen në Miami menjëherë pas festës.

Miku tha që Beckham, ish-lojtari i Manchester United, Real Madrid dhe LA Galaxy, filloi të ndihej i sëmurë pas kthimit të tyre në SH.B.A., me Victoria që kishte dhimbje të fytit dhe temperaturë të lartë.

Ata më vonë u diagnostikuan me Covid-19.

Burimi shtoi se shoferët, truprojat dhe ndihmësit e familjes gjithashtu u sëmurën në të njëjtën kohë.

Shoqja tha që Victoria, gjithashtu anëtare e Spice Girls, e vendosi në karantinë familjen për më shumë se dy javë pasi ishte e shqetësuar se mund të ishin super-shpërndarës.

Çifti shkoi për analiza për të konfirmuar se nuk ishin infektivë përpara se të udhëtonin në Itali dhe Greqi për pushime në korrik dhe gusht. /Insajderi.com