Nuk është konfirmuar aktakuza për Haradinajn e Gucatin

Nuk është konfirmuar aktakuza për Haradinajn e Gucatin

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka deklaruar se nuk është konfirmuar aktakuza e Speciales për Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Klinaku ka shkruar në Facebok se pas një telefonate me Haradinajn i është thënë se nuk ka ende konfirmim të aktakuzës për të dhe Hysni Ngucatin nga Dhomat e Specializuara.

“Sapo u informova nga nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, se aktakuza ndaj tij dhe Hysni Gucatit nuk është e konfirmuar dhe për ngritje të aktakuzës nuk kanë njohuri as ata dhe as avokatët e tyre”. /Insajderi.com