Nuk është vetëm Ermal Fejzullahu – kjo është treshja që ndau 100-mijë eurot për të prekurit nga tërmeti

Nuk është vetëm Ermal Fejzullahu – kjo është treshja që ndau 100-mijë eurot për të prekurit nga tërmeti

Ka disa orë që këngëtari kosovar, Ermal Fejzullahu ka nxjerrë në llogarinë e tij në “Instagram” një fotografi me çka ka bërë të ditur se janë ndarë 100-mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Por ndonëse u bë e madhe, nuk është se vetëm familja Fejzullahu i ka ndarë e vetme këto mjete.

© Ermal Fejzullahu [instagram]

Në një prononcim për gazetën online,”Insajderi”, këngëtari ka bërë të ditur që pos tij dhe Sabri Fejzullahut, ka qenë edhe shoku i ngushtë ai që ka marrë pjesë në këtë donacion prej 100-mijë eurove.

Jo, janë nga shoku im i ngushtë i cili ka ndihmuar tërë jetën, por që nuk do të dal publikisht në media dhe nga unë po ashtu” – ka thënë këngëtari, Ermal Fejzullahu për Insajderin.

Bërja publike e ndarjes së kësaj shume për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri ka marrë reagime të shumta dhe është pëlqyer me të madhe nga audienca, por që nuk kanë munguar edhe zërat kritik.

© Ermal Fejzullahu [instagram]

Kujtojmë që shteti Shqiptar ka dy ditë që është prekur nga një numër i konsiderueshëm i tërmeteve që kanë marrë jetën e dhjetëra personave dhe me qindra të tjerë janë lënduar.

Ngjarja ka prekur me të madhe popullin shqiptar të cilët janë mobilizuar për t’u dal në ndihmë, e njëjtë kanë vepruar edhe artistët e estradës shumë prej të cilëve vazhdimisht po publikojnë imazhe.

/ © Insajderi /