Nuk flisnin njëra me tjetrën, Ronela habit me deklaratën ndaj Samantës

Nuk flisnin njëra me tjetrën, Ronela habit me deklaratën ndaj Samantës

‘Shiko Kush Luan’ ka bërë bashkë si çdo të shtunë personazhet më të njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar, që si çdo herë tjetër i kanë surprizuar të gjithë me deklaratat e tyre.

E pyetur se çfarë mendon për faktin që Samanta Karavella i përmendi emrin javën e kaluar në program duke cituar se nuk do të bashkëpunonte asnjëherë me të, Ronela Hajati pohoi se nuk është prekur aspak nga kjo deklaratë. Ajo pohoi se nuk ka pasur asnjë konflikt nga afër me Samantën dhe se nuk ka çfarë të thojë për këtë gjë.

Në vazhdim Hajati u shpreh se Karavella është një vajzë shumë e mirë dhe se i uron që t’i ecë çdo gjë në jetë.

Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa u vlerësuar nga publiku dhe të pranishmit në studio, të cilët e kanë duartrokitur menjëherë.

Ndër të tjera Ronela tregoi se do të jetë nuse në Korçë ose në Shkodër, duke qenë se prindërit i kishte me origjinë prej dy vendeve.