Dua Lipa nuk ftohet në darkën e organizuar nga Bebe Rexha

Dua Lipa nuk ftohet në darkën e organizuar nga Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha si duket ka “harruar” ta  ftojë bashkëkombësen dhe kolegen e saj  Dua Lipa, në darkën e organizuar për femrat e fuqishme në industrinë muzikore, ku e pranishme dhe në qendër të vëmendjes ishte Rita Ora.

“Women in Harmony Dinner”, filloi të organizohet nga Bebe Rexha në fillim të këtij viti si një mënyrë për t’u bërë bashkë dhe për të bashkëpunuar  për të sjellur  ide  dhe projekte të reja në industrinë muzikore, ku kishte sjellur një bashkëpunim me Rita Orën, dedikim  për të gjitha femrat.

Bebe  për këtë iniciativë u shty edhe nga fakti që gratë kompozojnë vetëm  16%  të muzikës së artistëve në përgjithësi,  e  pranishme në këtë darkë e cila mori edhe fjalën ishte Rita Ora, por ajo që nuk kishte sesi të mos binte në sy ishte mosprezenca e Dua Lipës.

Kjo e fundit u pa duke festuar ditëlindjen e mikut të saj Lorenzo Posocco, mirëpo ende nuk është e ditur nëse Dua Lipa nuk ka mundur të jetë prezente apo nuk është ftuar fare në darkë.

Ritën dhe Duan, përveç  famës i bashkon edhe prejardhja, familjet e të dy këngëtareve me famë kanë jetuar në Prishtinë, e më pas janë zhvendosur në Londër/Insajderi.com