Nuk hidhet për votim Rezoluta e VV-së për dialogun

Nuk hidhet për votim Rezoluta e VV-së për dialogun

Nuk është hedhur në votim rezoluta e Lëvizjes Vetëvendosje për dialogun.

Pas raportimit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për dialogun, subjekti politik i Albin Kurtit, ka thënë se do të hartojë në një rezolutë mbi këtë çështje.

Por, një rezolutë e tillë nuk u hedhë në votim pasi ende nuk është gati.

Shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se janë në proces të harmonizimit të rezolutës dhe se në momentin që e harmonizojnë do ta vënë në votim. /Insajderi.com