Nuk ia ktheu borxhin, shkon me mëngjes ia merr veturën në oborr

Nuk ia ktheu borxhin, shkon me mëngjes ia merr veturën në oborr

Një qytetar nga Berivojca e Kamenicës nuk ka pritur nga autoritetet, por ka vendosur ta zgjidhë vetë çështjen e një borxhi. Rasti që nga policia është cilësuar si vetëgjyqësi ka ndodhur dje në mëngjes.

Policia njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në këmbim të një borxhi i ka marrë ankuesit mashkull shqiptar veturën pa pëlqimin e tij.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.