Nuk ia ndërruan 14 ditë pelenat, foshnja amerikane vdes nga infeksioni

Nuk ia ndërruan 14 ditë pelenat, foshnja amerikane vdes nga infeksioni

Një infeksion i rëndë i lëkurës mbyti Sterling Kohenin. Djali 4 muajsh u gjet i vdekur në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën më të madhe në Iowa, Shtetet e Bashkuara.

Sipas Prokurorit Coleman McAllister, fëmijës nuk iu ndërrua pelena për 14 ditë rresht.

Autopsia zbuloi krimba në faza të ndryshme të zhvillimit në lëkurë dhe veshmbathje të fëmijës. Sterling, i kequshqyer dhe i dehidruar, vdiq më 30 gusht 2017.

Aktualisht po zhvillohet proces gjyqësor ndaj babait Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeçe.

Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait tha se “ishte një tragjedi dhe jo një krim”.

Sipas avokatit, çifti ka një vajzë tjetër dyvjeçare “të trajtuar dhe në shëndet të mirë”./21Media