Nuk ka grevë për Endrit Thaçin dhe fëmijët e tjerë të liderëve – shkollohen jashtë dhe në shkolla private

Nuk ka grevë për Endrit Thaçin dhe fëmijët e tjerë të liderëve – shkollohen jashtë dhe në shkolla private

Mbi 350 mijë nxënës të arsimit parauniversitar dhe rreth 110 mijë po humbin mësimet tash e 13 ditë.

Por kësi telashe me humbjen e orëve të mësimit nuk kanë fëmijët e liderëve kryesorë të vendit dhe kreut të dikasterit të Arsimit.

Sipas asaj që raporton Klan Kosova, presidenti i vendit Hashim Thaçi nuk e ka shqetësim shkollimin e djalit të tij të vetëm, Endrit. Ai është duke u shkolluar në Universitetin privat UBT.

As për Veselin në rolin e prindit nuk janë shqetësuese grevat. Katër fëmijët e tij janë duke u shkolluar në ISP në lagjen ‘Marigona’ në Prishtina. Aty ku janë duke u shkolluar edhe fëmijët e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Në rolin e prindit nuk duket të ketë shqetësime, as ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. Dy fëmijët e tij janë duke u shkolluar njëri në AUK e tjetri në Slloveni.

Mësimdhënësit thonë se liderët e shtetit të mos kenë presionin për zgjedhjen e problemit të pagave të mësimdhënësve. Thonë se fëmijët e tyre i shkollojnë jashtë shtetit.