Nuk ka kushte për votimin e Projektligjit për liritë fetare – mungojnë deputetët serbë

Nuk ka kushte për votimin e Projektligjit për liritë fetare – mungojnë deputetët serbë

Projektligji për liritë fetare në Kosovë nuk hyn në votim, si pasojë e mungesës së deputetëve të komunitetit serb, njofton Insajderi.

Këtë e bëri të ditur edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e sotme të deputetëve, e cila tha se nuk ka kushte për ta vendosur në votim këtë projektligj, meqë duhet shumica e dyfishtë e votave.

“Votimi në parim i Projektligjit për liritë fetare në Kosovë nuk ka kushte për ta vendosur në votim pasi që duhet shumicë e dyfishtë, dhe për shkak të mungesës së deputetëve të komunitetit serb është e pamundur që të kemi vendimmarrje”, tha kryeparlamentarja Osmani. /Insajderi.com