Këtë vendim Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar si dë" />

Nuk ka më biznes – Gjykata merr një tjetër vendim kundër Burdushit

Nuk ka më biznes – Gjykata merr një tjetër vendim kundër Burdushit

Mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, Gjykata ia ka ndaluar ushtrimin e profesionit për tri vjet.

Këtë vendim Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka shqiptuar si dënim plotësues, pasi e gjeti fajtor për veprat penale të mashtrimit dhe e dënoi me 1 vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë.

Peqanit iu shqiptua “Dënim plotësues ku i ndalohet ushtrimi i profesionit, veprimtarisë së pavarur dhe i detyrës së caktuar në kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh”, thuhet në vendimin e Gjykatës, raporton Kallxo.com.

Hysri Peqani, mjeku popullor i njohur si ‘Burdushi’, është dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit me 1 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, për veprën penale mashtrim.

Gjykata e shkallës së parë e ka gjetur fajtor Burdushin për veprën penale të mashtrimit, aktakuzë kjo e vitit 2015.