Nuk ka rrezik për Kurtin, forcat policore largohen nga shtëpia e tij

Nuk ka rrezik për Kurtin, forcat policore largohen nga shtëpia e tij

Policia e Kosovës njofton se njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga shtëpia e kryeministrit Albin Kurti, ku po qëndronin që nga e mërkura mbrëma pas kërcënimit që i është bërë shefit të qeverisë.

Sipas PK-së, lidhur me këtë rast menjëherë janë iniciuar hetimet, të cilat janë duke vazhduar.

Por, ka mohuar se në këtë aktivitet ka pasur ta angazhuar zyrtarë të njësive speciale, siç është raportuar në media.

“Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit”.

“Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtarë të njësive speciale”, thuhet në komunikatën për media.