Nuk ka të ndalur Liverpooli, fiton edhe ndaj Chelseat

Nuk ka të ndalur Liverpooli, fiton edhe ndaj Chelseat

Liverpool e ka fituar derbin e javës ndaj Chelseat në ‘Stamford Bridge’.

‘Të Kuqtë’ triumfuan me rezultat të ngushtë 2-1.

Pjesa e parë i takoi në tërësi mysafirëve që shënuan edhe dy golat e fitores me Trent Alexander-Arnold (14’) dhe Roberto Firmino (30’).

Në 45 minutëshin e parë krejt çka bën vendasit ishte një gol milimetrik i anuluar nga VAR.

Ndërkohë gjysma e dytë u dominua nga ‘Blutë’, me N’Golo Kante (71’) që realizoi një super solo gol për 1-2. Në vazhdim skuadra e Frank Lampard ishte e pafuqishme për të barazuar rezultatin.

Liverpool mbetet në pozitën e parë me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Chelsea në vendin e 11 me 8 pikë.