Nuk kalon në shqyrtim të parë propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Nuk kalon në shqyrtim të parë propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet

Nuk ka arritur të kalojë në shqyrtim të parë propozimi për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

39 deputetë u paraqitën kundër këtij projektligji.

“E konfirmojmë që për propozimin kanë votuar 65 deputetë, kundër kanë qenë 39. Sipas Administratës së Kuvendit 2/3 e kësaj kanë qenë 69 deputetë kështu që konstatoj se nuk ka kaluar ky propozim”, deklaroi Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Sipas procedurave parashihet që ky projektligj të marrë rrugën e tij të shqyrtimit të zakonshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, theksoi Konjufca.

Paraprakisht, deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi, që është edhe kryetar i Komisionit për Legjislacion, ka kërkuar që shqyrtimi i këtij ligji të bëhet me procedurë të përshpejtuar, shmangie nga afatet procedurale të parapara me rregulloren e punës së Kuvendit. /Insajderi.com