‘Nuk lejoj me m’shantazhu ti mu’ – përleshje në kuvendin komunal të Gjilanit

‘Nuk lejoj me m’shantazhu ti mu’ – përleshje në kuvendin komunal të Gjilanit

Debat i ashpër është zhvilluar në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Gjilanit, në lidhje me lokacionin e ri të varrezave.

Disa orë debat janë zhvilluar në këtë seancë, e cila u ndërpre disa herë, raporton KTV.

E opozita vazhdon ta kundërshtojë këtë lokacion, sepse sipas tyre, nuk i përmbush kushtet e nevojshme.

Zyrtarët komunalë dhe asamblistë të LDK-së kanë ofruar kundër-argumente pse vendi, sipas tyre, është i përshtatshëm.

Opozita vazhdimisht e ka kundërshtuar këtë lokacion, ku edhe javë më parë kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Komuna e Gjilanit që nga viti 2003 ka provuar të gjejë zgjidhje për lokacionin e ri të varrezave, i cili gjendet në periferi të qytetit.