Nuk mban lule për shkak se i kujton luftën e vitit 1999 – Matiç arsyeton veprimin e tij

Nuk mban lule për shkak se i kujton luftën e vitit 1999 – Matiç arsyeton veprimin e tij

Serbi Nemanja Matic që luan për Manchester United thotë se nuk ka vënë “lulëkuqen” gjatë ndeshjes kundër Bournemouthit sepse i përkujton atij fshatin e tij gjatë bombardimeve të luftës kur ai ishte 12 vjeçar.

Matic ishte lojtari i vetëm i United i cili nuk mbante “lulëkuqen” në fanellën e tij.

Serbi 30-vjeçar, ka lëshuar një deklaratë në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shpjeguar arsyet e tij:

“Unë e kuptoj plotësisht se pse njerëzit mbajnë “lulëkuqen”. Unë respektoj të drejtën e secilit për ta bërë këtë dhe kam simpati të sinqertë për çdo këndë që kanë humbur të dashurit e tyre gjatë konfliktit. Megjithatë, për mua është vetëm një kujtim i një sulmi të cilin e kam ndjerë unë personalisht, si një 12 vjeçar që jetonte në Vrelo përderisa Serbia bombardohej në 1999-ën. Unë kam bërë kështu edhe më parë, dhe si reflektim i kësaj unë nuk ndihem se është e drejtë ta vë atë në fanellën time”, tha ai.

Ai tha se shpreson që çdokush të kuptojë arsyet e tij.

“Tani që i shpjegova ato dhe se unë do të përqendrohem që të ndihmoj ekipin tim në ndeshjen që kemi para”, ka shtuar ai.

Lulëkuqja është simbol i Ditës së Përkujtimit, që shënohet më 11 nëntor që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, për të kujtuar anëtarët e forcave të armatosura që kanë vdekur në krye të detyrës.

Nuk mban lule për shkak se i kujton luftën e vitit 1999 – ylli i United arsyeton veprimin e tij