“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”

“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”

Disa nga thëniet e Ibrahim Rugovës.

Ibrahim Rugova kishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut. Ibrahim Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006, ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Rugova pas vetës la shumë, gjurmët e tij janë të pashlyeshme që përcillen brezë pas brezi.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga thëniet e tij:

“Është rrezik kur cilido religjion fillon të bëhet politikë”.

“Arti është si jeta, secili e gjen kuptimin e saj për vete”.

“Kokën mund të ma ndërrojnë, por mendimin kurrë”.

“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”.

“Pushteti i mirë i dëgjon intelektualët e vërtetë, të cilët udhëhiqen nga ideja universale e progresit njerëzor”.

“Kuçedra e Anadollit na gëlltiti ç’patëm. Po ajo mori shumëçka, gati na zhbiu, por s’mund të na marrë atë më të vlefshmen, më madhështoren – fuqinë, trimërinë që i çoi në këmbë prore shpirtrat tanë të djegur për tokën e stërgjyshërve”.

“Shqiptarët nuk i bashkon vetëm feja apo ideologjia. Qysh në shekullin e nëntëmbëdhjetë, në kohën e Rilindjes kombëtare, gjuha, kultura dhe tradita ishin elemente lidhëse kombëtare, kurse feja nuk ishte forca absolute e bashkimit”.

Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare dhe është varrosur në Prishtinë. /KultPlus.com