
Leroy Sane mund ti ketë ditët e fundit te ekipi anglez Manchester City, edhe pse kontrata i përfundon në qershorin e vitit tjetër.
Anësori i majtë ka pasur lëndime kohëve të fundit, por veç kësaj, Pep Guardiola nuk llogarit më në shërbimet e tij dhe ka deklaruar se futbollisti mund të largohet.
Madje trajneri spanjoll ka thënë se nuk ka asgjë kundër futbollistit, por Sane ka vendosur të nis një aventurë të re.
24 vjeçari ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me gjigantin gjerman, Bayern Munich.
Edhe klubi bavarez e dëshiron gjermanin, por problemi i vetëm mund të jetë çmimi i Sane, për të cilin Bayern tenton ta marr me 35 milion euro, që është shumë pak për klubin e City.
/Insajderi.com/