Nuk po gjen minuta te Liverpooli, Shaqiri befason me fjalët për Kloppin

Nuk po gjen minuta te Liverpooli, Shaqiri befason me fjalët për Kloppin

Xherdan Shaqiri tash e një kohë nuk është duke gjetur hapësirë tek skuadra e Liverpoolit.

Madje, mediet e shumta angleze kanë raportuar se Shaqiri pritet të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar veror.

Mirëpo në një intervistë për Blick, futbollisti nga Gjilani, ka pohuar se ka shumë raporte të mira me trajnerin gjerman, Jurgen Klopp.

“E kam një marrëdhënie shumë të mirë me të. Ai na e bën punën tonë shumë më argëtuese. Jam i lumtur. Jam relativisht afër të jem në ekipin e parë të Liverpoolit, në fakt jam shumë afër”, ka thënë Shaqiri.

Xherdan Shaqiri, kohët e fundit nuk është përfshirë as në skuadrën kombëtare të Zvicrës nga trajneri Vladimir Petkovic.