Nuk po i ndahet Norës, ky është reagimi i radhës nga Roberti

Nuk po i ndahet Norës, ky është reagimi i radhës nga Roberti

Ka dy muaj që Robert Berisha dha lajmin për ndarjen nga Nora Istrefi.

Ai bërë një postim në Instagram ku tha se dashuria mes tyre kishte mbaruar, por që ai do ta repsektojë Norën deri në fund të jetës, duke qenë se është nëna e vajzës së tij.

Mirëpo kohëve të fundit ai ka habitur të gjithë me deklaratat e lëshuara, ndërsa ka thënë se mund të ketë një derë hapur që ai dhe Nora Istrefi të bëhen bashkë sërish.

Ditën e sotme, Nora Istrefi ka publikuar disa fotografi të vajzës së saj, Renee, ku nuk ka munguar edhe reagimi i Robertit, i cili ka pëlqyer këto fotografi.

Në fakt nuk është hera e parë që Roberti bën një gjë të tillë, pasi ai është parë të pëlqejë edhe fotografitë e Norës në Instagram.