
Gjatë ditës së premte, bujë në mediet franceze ka bërë lajmi se futbollistët e ekipit Saint-Etienne janë infektuar me virusin Corona.
Sipas shkrimeve atje, tre futbollistë dhe dy persona tjerë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, porse emrat e tyre janë mbajtur sekret.
38 lojtarë dhe 21 trajnerë të klubit Saint-Etienne janë testuar këto ditë, e kur pesë dolën pozitiv, i kanë testuar edhe 38 persona të tjerë, punonjës dhe pjesëtar të administratës.
Ndryshe, kampionati francez Ligue 1 është ndërprerë dhe PSG është shpallur kampion, pasi ishte në vendin e parë kur futbolli u ndërpre.
Aktualisht në Francë, në total janë infektuar 159 mijë persona, 73.887 janë shënuar dhe kanë vdekur 29.603 persona.
/Insajderi.com/