Nuk pritet të takohen me LDK-në, ky është veprimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje

Nuk pritet të takohen me LDK-në, ky është veprimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje gjatë ditës së sotme pritet të ketë takim me Grupin Parlamentar të VV-së.

Takimi pritet të jetë me agjendë të zakonshme, ku grupi mblidhet një ditë para seancës konstituive e cila është e caktuar për ditën e nesërme.

Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka konfirmuar se një takim i tillë do të mbahet gjatë ditës së sotme.

Por, nuk e kanë caktuar ende orën për këtë, pasi që në agjendë së pari kanë disa aktivitete të tjera.

“Deri tani nuk kam ndonjë informacion që mund të ju jap, por në fakt do duhej me u taku Grupi Parlamentar, por nuk ka të caktuar ende kohën”, tha Mulhaxha-Kollçaku. /Insajderi.com