
Edhe sot po vazhdojnë të mos respektohen masat mbrojtëse për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së mëtutjeshme të pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.
Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 848 gjoba për mos respektim të masave mbrojtëse ndaj Coronavirusit, derisa edhe një mijë e 131 gjoba janë shqiptuar me tiketa trafiku.
Në rrugët e Kosovës, janë shkaktuar 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 aksidente trafiku me dëme materiale.
Për 24 orë janë arrestuar 19 persona, 10 janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com