
Skuadra e Monacos ka rënë dakord me skuadrën e Lazios për të transferuar futbollistin senegalez, Balde Keita.
Shuma e transferimit, siç raporton Sky Sport Italia, është rreth 30 milionë euro.
Monaco është në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte Kylian Mbappen, i cili ka një marrëveshje për t’u transferuar tek Paris Saint-Germain.
Po ashtu, Monaco mund të mbetet edhe pa shërbimet e mesfushorit Thomas Lemar. /Insajderi.com