Nuk kalon ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë ratifikuar pasi nuk kanë qenë të mjaftueshme 75 vota për të kalaur këto marrëveshje.

Nuk kalon ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare

75 deputetë kanë votuar pro pesë marrëveshjeve ndërkombëtare financiare, mirëpo këto vota nuk kanë qenë të mjaftueshme për miratimin e këtyre marrëveshjeve.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se këto marrëveshje do të shtyhen për seancën  e radhës.

Ndërsa, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se deputetëve duhet të ju lejohet votimi online për shkak të pandemisë COVID-19.

Bajrami ka thënë se nëse nuk kalohen marrëveshjet ndërkombetare atëherë do të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.

Marrëveshjet ndërkombëtare kishin dështuar të ratifikohen edhe në seancën e kaluar. /Insajderi.com/