01 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme
Shërbimi Klinik Spitalor të Kosovës ka treguar për gjendjen aktuale të të infektuarëve me coronavirus.
301 pacientë me coronavirus janë në hospitalizim në QKUk dhe Spitalet e Përgjithshme të Kosovës, 19 prej tyre po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme
“ 301 pacientë me Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. 301 pacientë të konfirmuar me Covid-19, po vazhdojnë të marrin tretman shëndetësor në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet e Përgjithshme të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Sipas raportit të datës 12 Korrik 2020, në klinikat e QKUK-së, ka të shtrirë 190 pacientë kurse në 7 spitalet e përgjithshme 111 pacientë. Prej tyre, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme. Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të konfirmuar me Covid-19, 29 janë në gjendje më të rënduar nën përkujdesje të vazhdueshme intensive”, thuhet në njoftim.
Tashmë çdo ditë po raportohen mbi 200 raste pozitiv me COVID-19 dhe numri i të infektuarëve që po detyrohen të hospitalizohen është shumë më i madh
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik vazhdon po apelon në respektin të udhëzimeve shëndetësore. /Insajderi.com/