Numër rekord i rasteve pozitive me Coronavirus: 276 të infektuar dhe tetë të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Numër rekord i rasteve pozitive me Coronavirus: 276 të infektuar dhe tetë të vdekur brenda 24 orëve të fundit

Një numër rekord i rasteve të reja me Coronavirus është shënuar brenda 24 orëve të fundit, me gjithsej tetë viktima dhe 276 rastë të reja me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë, në konferencën e përditshme së bashku me drejtues të tjerë të institucioneve shëndetësore dhe me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Tahirin, kanë bërë të ditur se përveç këtyre rasteve të reja janë shëruar edhe 153 persona.

Numri më i madh i rasteve edhe sot është shënuar në Komunën e Prishtinës, me gjithsej 61 raste, e pasuar nga Gjilani me 29 të infektuar. 

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 61 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Podujevë 23 raste, komuna Gjakovë 22 raste, komuna Vushtrri 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Skenderaj 10 raste, komuna Viti 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Kamenicë 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Zubin Potok 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Shtime, Graçanicë dhe Kaçanik”, tha drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani. /Insajderi.com/