Meksika ka shënuar numër rekord të vrasjeve në gjysmën e parë të vitit pasi numri i tyre u rritë për 5,3 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, për shkak të dhunës në mes të karteleve dhe bandave në disa shtete federale.
Në qershor janë shënuar 3.080 vrasje, gjë që është rritje prej 8 për qind në raport me qershorin e vitit 2018.
Meksika, vendi me afër 125 milionë banorë, tani ka rreth 100 vrasje në ditë.
Gjysma e parë e vitit 2019 me 17.608 vrasje ka vënë rekord prejse ka filluar të mbahet statistika në vitin 1997, duke tejkaluar madje edhe kulmin e luftës meksikane kundër drogës në vitin 2011. Zyrtarët kanë pretenduar se në gjysmën e parë të vitit 2018 janë vrarë 16.714 persona.
Konfliktet e kartelave të drogës rreth territoreve janë bërë të përgjakshme sidomos në shtetin Sonora, në të cilin numri i vrasjeve është rritur për 69 për qind. Nga ana tjetër, në shtetin Sinaloa, në vendlindjen e narkobosit të dënuar Joaquin Guzman i quajtur El Chapo janë shënuar 23 për qind më pak vrasje në raport me vitin e kaluar./Insajderi.com.