Numërohen 100% të votave në Kamenicë dhe Viti

Numërohen 100% të votave në Kamenicë dhe Viti

Janë numëruar 100% të votave në Kamenicë, përcjell Insajderi.

Aty Lëvizja Vetëvendosje po fiton me 55.20% apo 8.153 vota.

Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 14.70% apo 2.171 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.47 apo 1.990 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.35% apo 1.085 vota, ndërsa NISMA Socialdemokrate 1.62% apo 239 vota.

Ndërsa në Viti, kur janë numëruar 1000% të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka thyer bastionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

VV ka 57.27% apo 11.000 vota, ndërsa LDK 21.19% apo 4.070 vota.

Partia Demokratike e Kosovës 15.05% apo 2.891 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 3.41% apo 655 vota, ndërsa NISMA Socialdemokrate 1.79% apo 344 vota. /Insajderi.com