fbpx

“Nummuliti” 50-milionë vjeçar ekspozohet në muze në Turqi

“Nummuliti” 50-milionë vjeçar ekspozohet në muze në Turqi

Një “nummulit” 50-milionë vjeçar i zbuluar kohët e fundit, që ka formën e një lente të madhe e që është organizëm detar njëqelizor (foraminifera), u ekspozua në një muze në provincën juglindore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Fosili u ekspozua në Muzeun e Zoologjisë në provincën Diyarbakır, që ka rreth 2.000 kafshë endemike, përfshirë llojet e veçanta të zogjve “hermit ibis”, reptilë gjigantë dhe krap-leopard.

Nummulit-in e gjeti Büşra Bektaş, studente e biologjisë molekulare në Universitetin Dicle në Diyarbakır, gjatë një pikniku familjar në provincën juglindore Siirt.

Termi “nummulite” në latinisht nënkupton “monedhë”.

“Shumë zona, përfshirë edhe Anadollin (gadishullin që sot përbën pjesën aziatike të Turqisë) ishin nën ujë më herët. Kur Anadolli u ngrit, u shfaqën fosilet”, tha Ali Satar, profesor i zoologjisë në Universitetin Dicle, në deklaratën e tij për AA.

“Këto zona, ku ekzistojnë fosilet, nuk mund të kërkoheshin për shkak të incidenteve terroriste. Kur ne do të bëjmë kërkime në zonë, do të gjejmë shumë fosile”, shtoi Satar.

Bektaş, e cila e gjeti nummulit-in, u shpreh e emocionuar me gjetjen e një fosili të tillë.

“Ka shumë këso gjëra atje. Unë dua që atje të bëhen kërkime. Pasi ato zona ishin nën ujë më herët. Ekzistimi i organizmave të tillë në këto zona më emocionon”, tha ajo.