
Aktualisht në Kosovë janë 10 mijë e 318 raste aktive me COVID-19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Të enjten janë konfirmuar tetë viktima, 632 raste të reja dhe 397 të shëruar nga Coronavirusi.
Të shtunën bëhen një vit që nga konfirmimi i dy rasteve të para me virusin vdekjeprurës.
Që nga 13 marsi i 2020-tës e deri më sot, gjithsej 75 mijë e 380 persona janë infektuar me këtë sëmundje, ndërsa një mijë e 682 raste kanë përfunduar me vdekje.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 63 mijë e 380 raste./Insajderi.com