Numri i të sëmurëve me Covid-19 edhe më tej i lartë në Maqedoninë e Veriut

Numri i të sëmurëve me Covid-19 edhe më tej i lartë në Maqedoninë e Veriut

 U evidentuan 129 raste të reja me Covid-19 nga 1.535 testime në raportin e djeshëm të Ministrisë së Shëndetësisë së republikës së Maqedonisë së veriut. gjatë 24 orëve të fundit Vdiqën gjashtë pacientë, pesë nga Shkupi dhe një nga Struga. U regjistruan 109 pacientë të shëruar, njofton Insajderi.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup – 45, Shtip – 25, Gostivar dhe Tetovë nga nëntë raste, Kumanovë – 7, Manastir dhe Kërçovë nga gjashtë, Strugë – 5, Prilep – 4, Ohër, Koçan dhe Sveti Nikole nga 3 raste, Dibër, Kavadar, Demir Hisar dhe Dellçevë nga një rast. Nga 109 pacientët e shëruar, më së shumti ka në Shkup – 60, Kumanovë – 7, Shtip – 16, Prilep – 1, Tetovë – 12, Veles – 4, Kavadar – 2, Gostivar – 6, Vinicë -1.

Deri më tani në Maqedoni janë bërë gjithsej 92.550 testime për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Coronavirus, prej fillimit të epidemisë paraqet 9.797, numri i të shëruarve është 5.254, i të vdekurve 451, ndërsa për momentin, numri i rasteve aktive në vend është 4.092.

Kompetentët theksojnë se mënyra e vetme për dalje nga kjo krizë shëndetësore është mbajtja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës fizike.