fbpx

NYT: CIA e bindi Trumpin t’i dëbojë diplomatët rusë

Gazeta amerikane “New York Times” ka kuptuar nga burimet anonime në shërbimet speciale amerikane se shefja e CIA-s Gina Haspel e ka bindur presidentin amerikan Donald Trump t’i dëbojë disa dhjetëra diplomatë rusë për shkak të incidentit të helmimit të Skripalit në Solsberi.

NYT: CIA  e bindi Trumpin t’i dëbojë diplomatët rusë

Siç pretendon gazeta, Trump nuk ka pasur ndërmend të dëbojë askënd pas incidentit në Solsberi, siç e ka bërë këtë Britania e Madhe, mirëpo Haspel ka arritur të ndikojë në vendimin e presidentit amerikan.

Ajo si argument ka theksuar se Sergei dhe Yulia Skripal nuk ishin të vetmit të cilët kanë pësuar në këtë incident, dhe i ka treguar Trumpit fotografitë e fëmijëve të cilët gjithashtu ishin helmuar me substancën “Noviçok”.

Pas kësaj Trump mori vendim t’i dëbojë diplomatët rusë, shton gazeta.

Të përkujtojmë, në fillim të marsit 2018 është helmuar ish spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia në qytetin anglez Solsberi gjë që shkaktoi skandal ndërkombëtar. Londra për këtë incident e akuzoi Rusinë në bazë të provave të pakontestueshme të cilat i gjetën hetuesit. Megjithatë Rusia mohoi akuzat si të pabaza./Insajderi.com.