NYT: Rusia nxitë mosmarrëveshje në Kosovë, teksa NATO ruan një paqe të vështirë

NYT: Rusia nxitë mosmarrëveshje në Kosovë, teksa NATO ruan një paqe të vështirë

Gazeta e njohur amerikane, New York Times ka shkruar sot një temë rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë, dhe përpjekjeve të NATO-s që të mbajë të qetë situatën në këtë pjesë të Evropës.

Shkrimi i titulluar “Rusia nxitë mosmarrëveshje në Ballkan, teksa NATO ruan një paqe të parehatshme”, flet për ndikimin negativ të Rusisë në Kosovë gjatë kohëve të fundit.

Pavarësisht se NYT shkruan në kontekst të gjerë rreth Ballkanit, shkrimi i saj fokusohet tek Kosova.

“Në pyjet e dendura përgjatë kufirit të kontestuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, një patrullë e ushtarëve amerikanë të NATO-s ecin me mundim nëpër dëborë dhe baltë, duke vëzhfuar për kontrabandistë apo dikë tjetër që mund të bëjë përpjekje për kalimin e kufirit. Duke pasur parasysh trashëgiminë e përgjakshme të kësaj zone, situata është e qetë, të paktën deri tani”, nis shkrimin e saj New York Times.

New York Times, përmes këtij reportazhi të bërë nga Kosova, shkruan se “Rusia po ushqen tensione në një zonë që dikur konsiderohej si triumf i diplomacisë amerikane”.

kosi1

“Serbia dhe Kosova kanë në dorë gjithçka, derisa inatet e vjetra që shkaktuan kaq shumë vuajtje gjatë fund shekullit të kaluar janë duke u rishfaqur sërish në rajonin e Ballkanit. Edhe një herë, Rusia është duke ushqyer tensionet, teksa kërkon të shfrytëzojë situatën politike në një zonë që konsiderohej dikur si një triumf i diplomacisë amerikane – por që tani mbetet një sfidë në rritje e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, shkruan NYT, njofton Insajderi.

“Rusia sheh që Perëndimi kërkon të ndërhyjë në oborrin e shtëpisë së saj, dhe presidenti Vladimir V. Putin dëshiron të tregojë se edhe ai mund të ia kthej”, tha për New York Times, Dimitar Bechev, një ekspert i Rusisë dhe Ballkanin dhe kreu i Institutit të Politikës Evropiane në Sofje të Bullgarisë.

“Ata e shohin Ballkanin si pjesë të lënë pas dorës së Perëndimit, dhe ata e përdorin atë për shtuar fuqinë rreth këtij projekti”.

kosi

Në mungesë të ushtrisë së tyre, shumica e Shqiptarëve etnikë shohin trupat e NATO-s si mbrojtës të shtetit të tyre në Kosovë.

“Ata janë këtu për të na mbrojtur neve nga Serbët kur ata duan të kthehen prapë,” tha Belkiza Sahatqiu, 46 vjeçe, nënë e tre fëmijëve, e cila punon në një dyqan këpucësh në pjesën serbe të Mitrovicës.

Sidoqoftë shumë serbë që jetojnë në Kosovë e përshkruajnë forcat aleate më shumë si okupues se sa mbrojtës, tha Lilijana Miliç, e cila ka një fermë përgjatë rrugës magjistrale Mitrovicë – Prishtinë.

“Ata nuk po mbrojnë askënd, pa dyshim jo neve,” tha ajo. “Ata kanë ardhur të okupojnë këtë tokë, dhe tani qëndrojnë në bazat e saj. Ku ishin ata kur njerëzit u ndiqën nga shtëpitë e tyre në pikë të ditës?”, ka thënë Miliç.

Në të njëjtën kohë znj. Miliç i fajëson politikanët serbë në Beograd për fatkeqësinë e serbëve të Kosovës. “Ata vetëm flasin, flasin, flasin, flasin për të na mbrojtur neve,” tha ajo, “por e gjithë çfarë ata bëjnë është të merren me interesat e tyre.” /Insajderi.com