
Qytetarët janë alarmuar nga një grabitje e armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në një biznes argjendarie në qendër të qytetit të Ferizajt.
Insajderi ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes, derisa dëshmitarët kanë thënë se grabitjen e kanë kryer dy persona të armatosur. Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Dy persona të maskuar me armë kanë kryer vjedhjen. kanë marrë diçka; një sasi që ende nuk dihet se sa kanë marrë. Policia është duke ndërmarrë masat e duhura”, ka thënë Gashi për Insajderin.
Ndërkaq, në një video të publikuar sot nga një qytetar në rrjetin social Facebook, shfaqen qytetarët të alarmuar derisa kryhet vjedhja në lokalin e argjendarisë.
“O largohuni se vjedhje është duke u bë. Janë me kallasha”, dëgjohet duke thënë një qytetarë, teksa u kërkon të tjerëve t’i largojnë fëmijët nga ato hapësira. /Insajderi.com
plaçkitje ne mes te Ferizajit para pak qasteve
Posted by Bidajet Nashiti on Monday, 31 December 2018