Oborri i Qeverisë mbushet me peshk të ngordhur

Oborri i Qeverisë mbushet me peshk të ngordhur

Grupi qytetar #Protestoj ka organizuar protestën e tyre të 13-të, me një aktivitet që ka bërë t’i vijë erë e keqe hapësirës rreth objektit të Qeverisë së Kosovës.

Janë tubuar në marshimin e tyre të zakonshëm, që ka nisur nga Sheshi “Zahir Pajatizi” deri tek sheshi “Skënderbeu”.

protestoj

Kur kanë arritur aty nuk kanë mbajtur fjalime por kanë vepruar në një formë që lidhet edhe me një moto të tyre #PeshkuQelbetngaKoka.

E në oborrin e Qeverisë së Kosovës kanë gjuajtur peshq të ngordhur dhe me erë të qelbur.

peshk

“Ashtu qysh peshku qelbet nga koka edhe shteti jonë po qelbet nga koka. E këta peshq simbolizojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Adem Grabovcin e shumë të tjerë”, tha një protestuese teksa gjuante peshq në oborr të Qeverisë.

E era e peshkut të qelbur filloi shpejt të përhapej teksa grupi protestues u shpërnda në mënyrë të qetë./Insajderi.com