OBSH kritikon BE-në për programin e vaksinimit

OBSH kritikon BE-në për programin e vaksinimit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka kritikuar programin e “ngadalët” të vaksinimit të Bashkimin Evropian.

Ai gjithashtu thotë se situata në rajon është më shqetësuese sesa ka qenë për disa muaj.

Fushatat e vaksinimit në pjesën më të madhe të Evropës janë goditur nga vonesat dhe numri i infeksioneve po rritet.

Franca është vendi i fundit që njofton masa të reja bllokimi, që zgjasin katër javë, raporotn BBC.

BE është kritikuar për ritmin e programit të saj të vaksinimit – vetëm 16% e popullsisë së saj ka marrë vaksinën, krahasuar me 52% në Britaninë e Madhe.

Por BE thotë se Britania ka pasur një avantazh të padrejtë në kontratat që nënshkroi me prodhuesit e vaksinave, disa prej të cilëve janë të vendosur brenda BE. /Insajderi.com