OBSH: Në Burundi mbi 7 milionë njerëz me malarie

Organizata Botërore e Shëndetit ka njoftuar se më shumë se shtatë milionë raste të malaries janë raportuar në Burundi këtë vit.

OBSH: Në Burundi mbi 7 milionë njerëz me malarie

Zyrtarët shëndetësorë besojnë se ka shumë faktorë përgjegjës për shpërthimin, të tilla si mungesa e rrjetave të sigurisë në shtrat, problemet e ilaçeve dhe ndryshimi i klimës.

Sipas OBSH-së, gati 2.700 njerëz kanë vdekur në këtë vend të Afrikës Lindore këtë vit, me 64 për qind më shumë raste të sëmundjes në krahasim me vitin 2018, transmeton KosovaPress.

OBSH deklaron se “ka gjasë një ulje në efektivitetin e trajtimit, i cili është ende nën hetim”.

Burundi thuhet se po porosit ilaçe të reja dhe po përgatit një fushatë që përfshin spërkatjen e shtëpive me insekticide dhe ndarjen e rrjetave të shtratit.

Shkencëtarët kanë frikë se mushkonjat, të cilat përhapin malarien dhe sëmundje të tjera, mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.

Në nivel global, rreth 219 milionë njerëz preken nga malaria çdo vit.